GLOBAL BALKAN

Global Ballkan është kompani e cila për ju sjell kualitetin dhe korrektësinë. E shtrirë në disa sektorë, Global Ballkan ju mundëson që të bëni lehtë zgjedhjen tuaj në ndërtimtari, nxemje qendrore dhe pllaka qeramike.

Shpërndaj

Besoni ndërtuesve me përvojë

Investitor
Ndërtues
Arkitekt

Lokacione unike - afër çdosendi

Për komoditetin e të gjithë banorëve, Global Ballkan ka menduar që të gjithë objektet e saj t’i ndërtojë në lokacionet më aktraktive të qytetit. Secili objekt ju ofron mundësinë për të qenë sa më afër qendrës dhe vendeve më të frekuentuara të qytetit të Gostivarit. Zgjedhni hapësirën tuaj duke bashkëpunuar me Global Ballkan.

 

Panoramë e bukur e arkitekturës dhe gjelbrimit

Kënaqni sytë tuaj duke shikuar çdo ditë hapësirat e gjelbërta dhe arkitekturën fantastike të krijuar nga mjeshtërit e Global Ballkan vetëm për ju. Që ju të ndiheni të relaksuar gjatë çdo dite, ne kemi menduar që të sjellim kushte me standarde europiane në mënyrë që të ndjeni pastërtinë e ajrit dhe miqësinë e çdo fqinji.

 

Lokale dhe bare të përshtatshme

Secili objekt i ndërtuar nga Global Ballkan ofron mundësi që ju të keni sa më afër lokalet, dyqanet dhe baret e preferuara, madje të jeni edhe pronar i ndonjërit prejt tyre. Ne gjithmonë bashkëpunojmë me ju në mënyrë që t’ju plotësojmë çdo nevojë për një ambient sa më të mirë jetues.

 

Hapësirë për shëtitje dhe vrapim

Rekreacioni dhe shëtitjet kanë rëndësi të madhe për ju dhe të vegjëlit tuaj, prandaj Global Ballkan është aty që t’ju ofrojë hapësirat e posaçme për t’i zhvilluar këto aktivitete. Objektet janë të ndërtuara vetëm pak kilometra larg parkut qëndror të qytetit të Gostivarit.

 

Investim i vërtetë për të ardhmen

Cilësia e jetës varet nga kushtet e hapësirave të banimit, prandaj ato duhet të jenë të standardit të lartë dhe të garantojnë të ardhme të sigurt. Kompania jonë ofron garancion për të gjithë ata që na besojnë dhe investojnë të ardhmen e tyre tek ne. Global Ballkan ju ofron çmimet më të mira në treg për të siguruar hapësirat tuaja të jetesës.

 

Zona të zbukuruara sportive dhe kënde lojrash

Shtëpia është vendi që duhet të plotësojë kërkesat e të gjithë anëtarëve të familjes, prandaj Global Ballkan ka mundësuar që fëmijët tuaj të posedojnë këndin e lojrave i cili është i ndërtuar me standarde të larta të sigurisë, gjë e cila e dallon kompaninë për seriozitetin e saj në punë.

 

Mjedis i sigurt

Qëllimi ynë kryesor është që të ju ofrojmë jetë të qetë dhe ambient të sigurt jetësor. Secila pronë posedon parkingun e saj dhe hapësirën e veçantë gjelbëruese në të cilën mund të kaloni kohë me familjarët tuaj.